
Trupi, pesha, masa e rrobave
Ne vitet e fundit kam lexuar shume mbi konceptin e Health at every size, HAES. health at every size, shpeshhere ne mediat sociale i shkurtuar ne HAES HAES, e bodypositivity.
Health at every size ne shqip mund ta perkthejme shkurt ne kete menyre: te jemi te shendetshem pavarsisht nga pesha ose nga masa e rrobave qe veshim.
Keto ide linden ne fillimin e viteve '90 ne perendim dhe jane te shpjeguara gjeresisht ne librin e autorit LINDO BACON, Health At Every Size: The Surprising Truth About Your Weight, ku flitet mbi historine e gjate te dietave per te humbur peshe (ne Angli nisen ne fundin e 1800, ne SHBA nga vitet 1950) dhe efikasitetin e tyre.
Libri shtron mundesin qe mbase nuk egziston nje trup ideal per te gjithe njerezit, ne vecanti nje trup ideal qe mund te arrihet nga cdokush. Mbase :
Mund te pranojme qe egzistojne trupa te ndryshem, trupa te rinj dhe disa te moshuar, trupa te dobet dhe te shendoshe, trupa te gjate dhe te shkurter. Keto jane vetem menyra te ndryshme per te pershkruar trupin tone po nuk thone asgje mbi vleren tone.
Cfare mendoni per trupin tuaj? Ne psikoterapi kjo pyetje mund te jete hapi i pare per te diskutuar mendimet dhe bindjet qe kemi mbi kete teme.
foto nga fotografja brasiliane Jacque Jordao